Hajdarmataj: RENEA s’mund të përdoret për postbllok! Për policinë, Bllako mund të kishte ikur nga Shqipëria (VIDEO)

Hajdarmataj: RENEA s’mund të përdoret për postbllok! Për policinë, Bllako mund të kishte ikur nga Shqipëria (VIDEO)

Ish-drejtori i Policisë së Durrësit, Arben Hajdarmataj, komenton ekzekutimin e fundit të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, mbrëmjen e së dielës, ku mbeti i vrarë 37-vjeçari Iliaz Çali, por edhe situatën e kriminalitetit në vend.

Ai tha për MCN Live, se krimi i organizuar vazhdon të kryejë atentate të tipit mafioz dhe se nëse do të analizohen ato të dhëna që janë në dispozicion, krimi është kryer në kushtet e errësirës, viktima është ndjekur, gjurmuar dhe është gjetur momenti për kryerjen e atentatit. 

Do ngrija një shqetësim si qytetar, si ka mundësi që njerëz të tillë me rekorde kriminale, që bëjnë atentat, ku e gjejnë gjithë këtë mbështetje dhe garanci që lëvizin me armë të tipit kallashnikov në makinë?! Se pse ne jemi në këtë situatë. Çfarë po ndodh, krimi i organizuar është shumë i sofistikuar, vrasësit me pagesë janë shumë të zotët dhe policia nuk ka mundësi t’i godasë, apo strukturat që merren me parandalimin e krimit janë në gjumë, apo segmentë të veçantë të Policisë së Shtetit i japin mbështetje, kësaj kategorie personash.

Lidhur me kapacitetin për zbardhjen e ngjarjeve, Hajdarmataj deklaroi se Policia e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese, por edhe SHISH, kanë mundësinë dhe kapacitetet dhe teknike dhe logjistike për të bërë të mundur jo 100%, evidentimin dhe si rezultat i saj, edhe punën parandaluese për kapjen e autorëve të dyshuar për krimin.

Sipas tij, kur ndodh një incident, apo tentativë, policia shkon dhe bën kontrollin e banesës dhe gjendet ose kanabis, ose armë, ose eksploziv etj.

Shumë pak ngjarje kanë sensin e parandalimit, që policia të bëjë goditjen e elementëve kriminal të kësaj kategorie, para se të hidhen në veprime konkrete. Në momentin që ndodh një vrasje, pistat ngrihen kryesisht mbi bazën e së shkuarës së viktimës. Mund të jetë droga, paratë e Rinasit, elementët e tregtisë së mineraleve dhe shumë element. Por ne nuk po shohim që realisht të kemi një parandalim efikas të këtyre grupeve kriminale, para se të godasin njeri tjetrin. Objektivi kryesor i policisë është parandalimi, pas ngjarjes, veprimet proceduriale do kryhen se nuk iu shmangesh dot. Nëse Nuredin Dumani nuk do ishte i plagosur, nuk do arrestohej se nuk do ishte i mundur arrestimi i tij, vetëm detyrimi për të kërkuar ndihmë, çoi në kapjen nga policia. Edhe puna parandaluese, investiguese e policisë, është shumë e dobët ose lë të mendosh se ka diçka që nuk shkon.

Hajdarmataj shtoi se në aspektin teknik, shërbimet e dukshme të Policisë së Shtetit, nuk po japin rezultat, me përjashtim të ndonjë rasti sporadik.

Ai foli për “fushatizëm”, ku pas një ngjarje çohen repartet speciale si RENEA për të cilat tha se duhet përdorur sa më rrallë vetëm për neutralizimin e elementëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe se nuk mund të dalë për të bërë postbllok për të treguar forcën, por se mund të ndërhyjë kur ka informacion për elementë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Hajdarmataj e cilësoi RENEA-n si repart elitë, por se nuk funksionon për shkak të mentalitetit, duke cilësuar si emergjent faktin që drejtuesi i Policisë së Shtetit duhet të ndryshojë mentalitetin, duke u konsultuar me personazhe të fushave të ndryshme dhe ekspertë, për të pasur një strategji të qartë.

Për sjelljen e policisë në arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllakos, deklaroi se, nuk mund të jepet një version i saktë, për shkak se bëhet fjalë për çështje procedurash që kanë të bëjnë me momentin e mbërritjes së shkresës, si dorazi apo me email dhe se në momentin që shkresa mbërrin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe nuk veprohet, aty lindin dyshime për konsumim të veprës së shpërdorimit.

Policia është ndikuar nga pozicioni i Bllakos. Policia indicien mund ta marrë nga një email apo gazetarë, por policia ka qenë shumë e informuar në momentin që kërkesa i është drejtuar Parlamentit. Policia ka për detyrë që ta mbante nën mbikëqyrje, në mënyrë që të bënte ndalimin për shkak të urdhrit të SPAK. Policia i ka dhënë hapësirë Bllakos që mund të largohej nga Shqipëria se sa për policinë, mund të ishte larguar sa herë që të donte. Policia nuk ka qenë në gjendje të kryente arrestimin, por ai u dorëzua vetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy