Gazetari Ferdinand Dervishi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” tha se Ervis Martinaj është parë si njeri që çonte para në mullirin e opozitës. Duke vijuar shpjegimin e tij, Dervishi tha se zhdukja e tij është dhe një sinjal force.
Ervis Martinaj është parë si njeri që çonte ujë në mullirin e opozitës, çonte pare. Idea është që eleminimi i tij, duke filluar duke i prerë krahët njerëzve që i siguronin mbijetesën, e më pas zhdukja e tij dhe implikimi në këtë histori i disa grupe cilësore krimininale në vend dhe mbështetja e këtyre grupeve e supozuar dhe nga biznesmenë të fuqishëm tregojnë se në Shqipëri mund t’i ikë petulla, koka edhe kreut të opozitës dhe kryeministrit. Kjo është situata kriminale në Shqipëri. Kjo zhdukje është edhe sinjal force.



