
Ndryshimi i peshës trupore sjell një ndryshim të stilit jetësor. Ky është motivi që e bëri të ndryshoj në turpin e saj, gazetares Xhois Kuta, e cila arriti të humb peshën prej 15 kg.
Kuta, në emisionin “Zgjohu me MCN”, rrëfeu se si zgjodhi të ndryshoj stilin e saj të të ushqyerit dhe të ushtruesit në palestër, për të ndjerë mirë me veten e saj.
Gjatë pandemisë i shtova 20 kg dhe unë nuk isha mësuar me atë rutinë, dhe kjo ndikoj shumë në veten time, dhe kjo më bëri që të shtyja të ndryshojë live stylin tim dhe doja të ndryshoja, nuk doja ta shihja veten ashtu.
Më erdhi në maje të hundës dhe ju futa ndryshimit pak e nga pak fillimisht me dietën, rregullova regjimin ushqimor, se është pika e parë.
Kisha tundime gjithandej, por kishte të bënte faktori kohë se kur e konsumon ushqimin dhe gjatë natës është vështirë të behet tretja dhe të fryn barkun, reduktova ushqimin, pijet me gaz, alkoolin, lashë duhanin, dhe më pas gradualisht ju përkushtova palestrës.
Kuta thotë se ndjeu ndryshimin te vetja, duke nisur nga vetëbesimi për të ndryshuar stilin e të ushqyerit,
Sipas saj më këtë ndryshim trupor, njohu më mirë forcën që kishte te vetja.
Progresin e pare e pashë te vetja pas 4 muajsh. Vetëbesimi pati një ndryshim qoftë në mënyrën se si qëndroj e publik, jam më sociale, më aktive. Secili ka diversitet dhe palestra u bë pjesë e rutinës time.
Në fillim bëja ecje në këmbë, me biçikletë dhe pastaj shkova në palestër, d.m.th. nuk e nisa direkt me palestër. Tani unë ndjej një forcë fizike që nuk e kam patur më herët dhe ndihmë shumë të mirë.
Tani kam dëshira që të sfidoj veten edhe në forma tjera sportive.
Kjo të bën të të rritet adrenalina dhe zbulon te vetja forcën që nuk e ke njohur me herët.



