Kreu i shoqatës së ndërtuesve Erjon Harizi, thotë se ndërtuesi nuk është institucioni që vendos çmimin në treg, por se di pasojat dhe shkaqet që çojnë në këtë rritje.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se vendimet e fundit të qeverisë apo bashkive në kurriz të ndërtuesve, çojnë si pasojë rritjen e çmimit të ndërtimit.
Harizi shtoi se nuk mund të thotë se ndërtuesi rrit çmimin, por qeveria ka rritur çmimin me 15% dhe kjo gjë që do të reflektohet me çmim.
Sipas tij, të gjithë e shikojnë ndërtuesin si mënyra më e mirë për të mbushur arkën e bashkive.
Kostot, fuqia punëtore, materialet e ndërtimit, cilësia, arkitektët e huaj, çojnë në rritje të kostove dhe çmimit. Kullat janë edhe më shtrenjtë në kosto, gati dyfish.
Kur flas për rritjen e çmimit unë i referohem çmimit mesatar dhe poshtë, që prek shtresën e mesme dhe të ulët.
Me hapjen e unazës së re, çmimi në Paskuqan nuk është siç ka qenë. Zona e fushës së Aviacionit, Unazës së Re dhe Kinostudios, ka një qasje tjetër në raport me çmimin.
Ku 5, ku 10, ku 15% dhe ku më shumë. Sot i vetmi sektor që kontribuon për të pastrehët është ndërtimi, i cili paguan 3% të sipërfaqes neto.
Këtë kosto ndërtuesit e reflektojnë te klienti përfundimtar. Bashkia ka marrë një tjetër vendim që do ndërtojë shtëpi për të pastrehët ku ka tokë në pronësi të bashkisë.
Kur ndërtuesi paguan 3% sa është nevoja që dhe bashkia të paguajnë. Nuk jepet një numër se edhe sa ka nevojë për të pastrehët.
Nuk ka të dhëna për flluskë në ndërtim. Nuk paraqiten shenja të flluskës, duket të ketë disa parashenja të flluskës.
Nuk ka një stepje apo mungesë oferte në treg, ndryshe nuk do të kishte rritje çmimesh dhe kërkesë të lartë për të ndërtuar.
Kemi kërkuar me forcë të krijohet Regjistri i pronës, se kush i blen këto prona. Por kërkesa është e kënaqshme njëlloj si vitin e kaluar.
Sidomos shitjet për çmim nën 1500 euro për metër katrorë janë të kënaqshme. Në zonën e Paskuqanit dhe Unazës së Re çmimi është mesatarisht 1200 euro.
Te Liqeni i Thatë pa 1500 euro metri katror nuk gjen. Është e vështirë të gjesh çmime me qira, pasi dhe qiradhënia po ndjek rritjen e çmimit.
Në bregdet rritja është më e madhe, mbi 30-40%, sepse ka interes nga investitorët e huaj.
Kjo gjë reflektohet nga Gjiri i Lalzit deri në Sarandë. Në Sarandë 1500 euro është çmim normal.
Ne Orikum, çmimi është 1300 euro metri katror. Edhe Shëngjini dhe Velipoja e ka ndjekur trendin, por nuk mund të krahasohet me Jugun.
Harizi tha ndër të tjera se aktualisht në sektorin e ndërtimit janë të angazhuar rreth 50 mijë punonjës, duhen rreth 5 mijë punonjës në këtë sektor.
Kush do të rrijë me 400 mijë lekë, le të rrijë, por kërkesat për punëtor në sektor janë të larta.
Sektori i ndërtimit ka një dyfishim të pagave gjatë tre viteve të fundit.



