Banorët e Lumasit në Kuçovë, janë kundër ndërtimit të ujësjellësit te burimi i Sinecit, madje akuzojnë kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari dhe biznesmenin Pëllumb Salillari se po grabisin burimin, i cili është monument natyre.
Në emisionin “Fol” në MCN Tv, ata denoncuan se leja dhe kontrata është në shkelje me statusin pasi Sineci dhe kanioni i tij është zonë e mbrojtur, por se bashkia po punon kundër qytetarëve.
Kanioni është i thellë, ka shpella, më lart shtrihet kalaja, monumente të rralla, të paeksploruara, se nuk ka patur interes shteti.
Shteti mjafton që në 2002 e shpalli zonë të mbrojtur dhe më pas në 2019, Edi Rama si Kryeministër e shpalli burimin e Sinecit monument natyre. Para gati tre vitesh, erdhën gjoja për ujësjellës.
Nuk bëri bashkia takim me popullin. Ka marrë vendim pa diskutuar me popullin. E ka vendosur vetë me Salillarin dhe Kryeministrin. Salillari është firma ndërtuese.
Është bërë në vitin 2007, ku u interesua një kompani e huaj, por kur ky i huaji kërkoi konsultë me ne, pa revoltimin tonë dhe u tërhoq tha nuk merret ai burim.
Me ardhjen e Kreshnik Hajdarit në pushtet, nuk e pyeti popullin fare, por e bëri fshehurazi. Nga 1.7 milionë euro, i tha Rama bëje 4.7 milionë euro.
Edhe pa ujë të ishte Lumasi, por komuna Lumasi ka pasur ujë gjithë kohës, me çezma nëpër shtëpia, përjashto dy fshatra.
Mbushëm dy autobusa dhe nuk na pranoi kryetari i bashkisë Kuçovë, vetëm 3 persona priti. Tubacioni do e prishi komplet burimin, ka qenë komplet me shkurre, e kanë gërryer e ka bërë burim.
Si zonë është e Elbasanit, por projekti bëhet për Kuçovën. Salillari nuk duket fare, mori interesin e vetë dhe ka marrë një kompani nënkontraktore.
Ne na prishet punë shumë, se ne, baballarët tanë, gjyshërit jemi rritur me këtë ujë. Vlerat më të mëdha janë turistike. 18 mijë turistë kanë qenë vetëm vitin e kaluar.
Nga fundi i prillit deri në fund të tetorit, ngrenë dhe çadrat dhe flenë. Vunë duart në kokë, kur panë tubat e ujit.
Aq më tepër ka mbetur i vetmi burim në 1500 kilometër katrorë. Kërkojmë të heqin duart nga ky burim se do ketë pasoja të tjera, tharja e lumit, tharja e bimësisë.
Po prurjet gjatë dimrit do gërryejnë tokat. Vetëm me këtë vadisin 2000 familje. Në këto tuba do futet i gjithë uji, se do e marrin në burim dhe do thahet fare.
Çdo familje i heq 4 milionë lekë nga xhepi, nga vaditja e tokave. Gati nja 8 miliardë lekë do ikin.
Një tjetër banor thotë se pa burimin e Sinecit nuk jetojnë dot, dhe se 40 familje kanë bërë në krye të fshatit një depo uji nga ku marrin, ndërkohë që projekti shkon 4.7 milionë euro.
Ndërsa pretendohet për shtatë fshatra që nuk kanë ujë, banorët thonë se shtatë fshatrat kanë puse uji.
Salillari na qenka paremadh, ka zaptuar Shqipërinë. Erdhi ky u zotuan, pa projekt dhe mbledhje populli.
Çne vijnë policia, 30 veta ne dhe 500 policë. Patëm konflikt me policinë. Pati dhunë, njëri përfundoi në spital.
Një tjetër banor deklaroi se i thyen krahun, e mbajti në allçi dhe pavarësisht denoncimit në Prokurori, nuk i dhanë asnjë zgjedhje.
Nuk është ujë për të pirë, ai ka squfur. Uji rekomandohet të pihet kur ka 60 miligramë lëndë minerale e poshtë, ky ka 480 miligramë për litër, lëndë minerale të dëmshme, ka 28 miligramë squfur të tretur në ujë.
Uji po bëhet për ta çuar Salillari në Urë Vajgurore, te kompleksi që po ngre atje.
Ndërkohë avokati i banorëve, deklaroi se në vitin 2019 është bërë një projekt nga një firmë ndërtuese që do zhvillonte zonën, pa asnjë projekt dhe erdhën dhe makineritë për të filluar punën.
Banorët u organizuan dhe më lanë prokurë, edhe si djalë i kësaj zone. I kërkova bashkisë dokumentacionin dhe leja zhvillimore kishte një sërë shkeljesh.
Për këtë arsye iu drejtuam institucioneve, një prej tyre dhe SPAK, e cila zhvilloi një hetim rreth një vit. Kallëzimi është se në zonë ka ujësjellës dhe se zhvillimi i projektit është korruptiv.
SPAK nuk është marrë fare me këtë pjesë. Këtu po shkatërrohet zona e mbrojtur.
Kush ka vënë dorë aty, me vendimin e SPAK që ka shpallur moskompetencë duke i kaluar Prokurorisë Berat, i është lënë detyrë prokurorit Adnan Hoxha, që të hetojë se kush ka vënë dorë.
Përveç lejes nga kryetari i bashkisë, e ka dhënë dhe Ministria e Mjedisit, ndonëse duhej dhënë para bashkisë. Nëse do ketë projekt zhvillues, duhet të jetë 200 metër larg zonës së mbrojtur.
Ky fakt është kallëzuar në SPAK. Gjykata vendosi të rrëzojë kërkesë padinë, pa argument.
Doli por është marrë duke kopjuar vendime të gjykatave të ndryshme dhe nuk ka lidhje me pretendimet tona, gjyqtare ka qenë Eva Shaholli.
Është gjyqtare e ardhur nga FRESSH i Partisë Socialiste. Kallëzimi është bërë në Gjykatën Administrative Vlorë. SPAK hetoi veçanërisht, gjykata veçanërisht.
Leja ishte dhënë për një afat prej dy vitesh, dhe firma ndërtuese doli jashtë afatit dhe si rregull duhej të pezullohej.
Kemi bërë kallëzime, i kemi çuar sërish SPAK, dhe në datën 3 të muajit që shkoi kryetari i bashkisë ka miratuar një leje tjetër.
Por për raste specifike leja jepet 45 ditë para përfundimit të afatit.
Një grua deklaroi se janë dhunuar dhe se njëri nga banorët pas dhunës së pësuar, ka ngelur invalid dhe nuk del më nga shtëpia.
Vinin në 04.00 të mëngjesit na zgjonin nga gjumi, 10 furgona policie. Kur ishte në rregull firma, pse të vinin natën me fadroma dhe me polici.
Një tjetër banor deklaroi se do prishin gjithçka dhe le t’i fusin në burg dhe se janë 4 miliardë lekë që janë vjedhur.
Një banore e zonës e cilësoi burimin e Sinecit si detin e fëmijëve, duke thënë se “det, mbret, gjithçka është për ta”.
Te mulliri, jam pjesë e këtyre dhe unë. Iu kam thënë zotërinjve se unë dua ta fus ujin në mulli, se ku do e bluaj bereqetin tim. Do ta çaj tubin u kam thënë, do ta fus në mulli. E hap ti tubin por unë të heq kokën më tha, ai zotëria i firmës.



