Një stuhi e fuqishme ka pushtuar gjithë vendin gjatë mesditës së sotme. Reshje të dendura shiu të shoqëruara me erëra të forta kanë qenë prezente në të gjithë zonat duke shkaktuar kështu incidentet e para.
Në aksin Levan – Fier, furtuna ka sjellë rrëzimin e pemëve duke sjellë kështu bllokim të rrugëve si edhe trafik të rëndruar.
Sipas korespondentit të Panorama në Vlorë, ka reshje shiu dhe erë të fortë. Dallgët e detit që kanë arritur deri në 7 balle kanë bërë që të pezullohet lundrimi detar.

Thuhet se nuk po arrin të mbërrijë dot në port dhe ka mbetur në mes të detit edhe trageti i linjës me Italinë.
Në një video postuar te “joq”, thuhet: Paralizohet Jugu i vendit, bllokohet rruga Levan-Fier dhe trafiku është kilometrik, pasi sipas qytetarëve, është rrëzimi i pemëve në rrugë ai që ka penguar qarkullimin. Shiheni në videon më poshtë:
Në Tiranë një erë e fortë dhe stuhi ka shkaktuar thyerje të pemëve. Një depozitë e një pallati ka rënë poshtë, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.
Në kryeqytet, pemët kanë rënë përtokë pranë zonës së “Partizanit të Panjohur” afër qendrës dhe pranë (ish) stadiumit “Qemal Stafa”, por i njëjti incident është shënuar edhe në Lushnjë, Elbasan dhe Vlorë.

Ndërsa në qytetin bregdetar të Durrësit, erërat duken se kanë qenë më të forta duke lëvizur edhe makinat nga vendi, siç tregohet edhe në një video të dërguar nga qytetarët në redaksinë e JOQ.al.
Ne foton me poshte, rrufetë e rëna në 25 minutat e fundit. Me të verdhë janë të fundit.




