Pampuri: Ata që kanë 30 vite janë shkolla jonë politike, por jo frymë e re! Ndaj Bashës, duhet kërkuar ndjesë (VIDEO)

Pampuri: Ata që kanë 30 vite janë shkolla jonë politike, por jo frymë e re! Ndaj Bashës, duhet kërkuar ndjesë (VIDEO)

Për deputeten demokrate, Oriola Pampuri, protestat kanë qenë gjithnjë dhe se nuk përbëjnë risi.

Duke folur nga studio e MCN Live, ajo deklaroi se u bënë 9 vite opozitë që bëhen protesta pafund, por që nuk kanë risi dhe se pavarësisht se kanë marrë emrin revolucion, nuk kanë lidhje me diçka të tillë.

Sipas saj, janë protesta të shëndetshme në demokraci, por nuk mjaftojnë për të hedhur një regjim të shndërruar siç është ai i Edi Ramës.

Çështja McGonigal nuk ka lidhje me politikën e vogël, por me politikën e madhe se është e lidhur drejtpërdrejt me Kryeministrin. Dhe ka tronditur një marrëdhënie 32-vjeçare të konsoliduar me SHBA.

Opozita është ndarë për arsye të tjera, nuk ka lidhje me Edi Ramën, është përçarë për një arsye tjetër madhore, duhet zgjidhur kjo që të flasim për bashkim.

Ne të gjithë e duam bashkimin. Bashkimi është jetik, i bazës, i atyre që punojnë në fushatë, i qytetarëve, i të djathtëve.

Që të ndodhë kjo duhet të ndjekim disa standarde që ne i kemi kërkuar... është “non ngrata”.

E pyetur nëse do të marrë pjesë në protestën e 3 marsit, Pampuri tha se ka ruajtur gjithmonë një standard dhe qëndrim dhe se marrëdhënia me SHBA dhe Britaninë e Madhe për të është e pacenueshme dhe se ajo ka mbajtur standardin e tyre.

Ndërsa nëse vula shkon për Sali Berishën, Pampuri tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e politikës deri sa të jetë e votuar dhe e mbështetur.

Kur liderat bëhen gati për largimin e madh historik, duhet të kenë bërë gati personazhin e ri. Nuk po shohim asnjë personazh të ri, përveç personazheve që ripërsëriten.

Demokratët janë qytetarë të djathtë që kanë votuar dhe shumica prej tyre kanë punuar gjatë fushatës, ata janë të gjithë të djathtë. Ndalemi te shumica-pakica.

E kam thënë dhe e them: shumica nuk bën dot pa atë pakicën dhe pakica nuk bën dot pa pjesën tjetër të mbështetësve të djathtë.

Të bësh një parti tjetër duhet të pranosh dhe frymën e re. Në PD në gjithë këto vite ka qenë shumë e vështirë të pranosh frymën e re. Duhet të pranohet e reja, PD ka një ngërç.

Duhet alternativë dhe kur them alternativë, personazhe dhe individë që të përfshihen në politikë dhe të kenë integritet personal.

Duhet të jetë profesionist i mirë, të ketë mundësi të japë diçka të tijën dhe figura të pastra, se askush nuk lind politikan, por bëhesh.

Politikanët që janë 30 vite në politikë thonë jemi fryma e re! Ata janë shkolla jonë politike, por kurrsesi fryma e re.

Mbështeta unë dhe brezi im frymën e re, siç duhet mbështetur dhe sot dhe kjo është ajo që mbështesin dhe ndërkombëtarët dhe ka ndodhur në Ballkanin Perëndimor, ne mund të jemi vendi i fundit.

Basha nuk akuzohet as për korrupsion dhe as për gjë tjetër. Kështu që çdo deputet apo person që është në politikë, ka të drejtë të kthehet dhe të rikthehet.

Është e drejta e tij të bëj takime. Nuk ka arsye që Lulzim Basha të japë përgjigje për “McGonigal”, është çështje nën hetim.

Në datën 24 është gjyqi dhe Edi Rama është i përfshirë dhe nuk po jep asnjë përgjigje për pyetjet që ka shtruar opozita.

Është një Kryeministër që duhet të japë përgjigje për një hetim ku është përmendur 14 herë. Përgjigjen e zotit Basha do e japin përfundimet e hetimit.

Nga shtatori e deri sa doli kjo çështje akuzoheshim të gjithë ne, po zoti Basha kryesisht, për rubla ruse, dhe del e flitet tani për Mc Gonigal.

Duhet minimalisht një ndjesë, se ka qenë drejtpërdrejtë kundër zotit Basha e gjithë goditja.

Pampuri kërkoi ndër të tjera që Edi Rama të vijë në parlament dhe t'iu përgjigjet pyetjeve të opozitës dhe jo të merret me takime me biznesmenë, referuar vizitës së tij në Japoni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy