Papa Françesku përfundon në spital

Papa Françesku përfundon në spital

Papa Françesku ka qenë sot në spitalin Gemelli të Romës për një kontroll të planifikuar më parë, tha zëdhënësi i tij Matteo Bruni në një deklaratë të shkurtër të mërkurën. 86-vjeçari, më herët sot mori pjesë në audiencën e përgjithshme javore dhe dukej në gjendje të mirë shëndetësore.

“Papa Françesku ndodhet në spitalin Gemelli të Romës, për disa teste të programuara më parë thotë Vatikani. Në korrik të vitit 2021 ai iu nënshtrua në këtë spital një operacioni në zorrën e trashë”, thuhet në deklaratë.

Papa ka ngjallur debat mbi të ardhmen e tij në këtë rol, pasi një pjesë e njerëzve mendojnë se ai mund të mendojë largimin nga detyra. Ai gjithashtu ka një problem me gjurin e tij dhe në daljet e tij publike alternon përdorimin e një bastuni me karrigen me rrota.

Françesku i tha Reuters në një intervistë vitin e kaluar se ai nuk preferonte të bënte një operacion në gju, sepse nuk donte që të përsëriteshin efektet anësore negative afatgjata nga anestezia që pësoi pas operacionit të vitit 2021. Papa tha në fillim të këtij muaji se ai mund të tërhiqet nëse do të jetë shumë i mundimshëm vazhdimi i këtij roli.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy