Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e dy personave në Korçë, identifikohet autori

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e dy personave në Korçë, identifikohet autori

Një konflikt i ndodhur gjatë natës në Korçë, ende pa zbardhur e diela, ka përfunduar me dy persona të plagosur, njëri me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Korçë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, midis disa personave, të nisur më herët në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi I. H., 33 vjeç dhe i dëmtuar me mjete të forta shtetasi A. Q., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.

Si rezultat i veprimeve të  para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy