
Rritet bilanci i viktimave nga shpërthimi në xhami gjatë të premetes së lutjeve në Egjipt.
Të paktën 155 persona janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur pas një sulmi me bombë në një xhami në Egjipt.
Sulmi është kryer me anë të një bombe që ka shpërthyer brenda xhamisë, ndërsa spitalet në veri të provincës kanë deklaruar gjendjen e emergjencës.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes i thanë agjencisë Reuters se disa persona të panjohur lëshuan fillimisht bomba, ndërsa më pas qëlluan me armë zjarr në drejtim të njerëzve që përpiqeshin të iknin.
Natyra e sulmit të bën të besosh se bëhet fjalë për një sulm xhihadist. Presidenti egjiptian ka mbeldhur qeverinë me urgjencë dhe ka shpallur tri ditë zie.



