Analisti Fatos Lubonja thotë se kryeministri Rama është i avantazhuar në lojën politike deri tani. Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, Lubonja hodhi dyshime të forta për një kolaicion PS-PD, duke thënë se Basha ka mundësi të ketë bërë marrëveshje me Ramën. Megjithatë, sipas Lubonjës, Rama ka luajtur mirë dhe nëse kam mbi 70 vende në Parlament ka mundësinë të mos ketë nevojë për aleatë në bashkëqeverisje.
“PD ka një problem shumë të madh që është fati që ajo pretendonte të merrte votat e të zhgënjyerve duke premtuar ndryshim. Basha nuk e ka përjashtuar deri më tani fuqimisht që këta të qeversin bashkë dhe këtu të zhgënjyerit që janë kaq shumë, apo ata që duan të ikin, d.m.th. dhe ata që shesin votën në këtë rast s’kanë ku e shesin, dhe në këtë aspekt Rama është përpara dhe ka luajtur mirë. Rama më përpara çoi Metën president. Ramës s’duhet t’i harrojmë aftësinë mashtruese, dhe po kap mbi 70 i thotë Bashës, ku të kam parë, ose mund ta pranojë si aneks bashkëqeverisje, dhe vazhdon qeverisë vetë ai. Nëse bashkëqeversin, Basha atëherë shiti aksionet e PD te Rama”, tha ai.



