Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ilir Kulla, thotë se pas zgjedhjeve të shkurtit ka disa variante për të krijuar qeverinë në Kosovë, por se rreziku është i madh për zgjedhje të parakohshme.
Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se në të gjitha rastet Albin Kurti është i detyruar ose të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ose të një marrëveshje të madhe me Partinë Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, nëse ndërkombëtarët nuk e kundërshtojnë, marrëveshja Vetëvendosje-PDK është shumë e mundshme, me kusht që dhomat speciale të atyre që ndodhen në Hagë të jenë në Kosovë.
Kanë filluar negociatat nën tavolinë, varianti i parë është që Lëvizja Vetëvendosje e bën qeverinë me Limaj dhe shkon me 51 deputetë dhe 10 me minoritetet, shkon me 61.
Mund të marrë dhe deputetë rrugës, por kjo nuk i jep jetëgjatësi, pasi pas një viti duhet të zgjedhin Presidentin, por nuk i kanë numra.
Varianti i dytë është të shihet se kë ka takuar Hashim Thaçi teksa erdhi vizitoi babanë në spital, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Ky lajm mund të japë indikator të fortë, se nëse do ishte i mundshëm një koalicion Vetëvendosje-PDK, do të bëhej nëse do krijoheshin dhomat speciale në Kosovë, të atyre që janë në Hagë.
Varianti i tretë mund të ishte koalicion Vetëvendosje-LDK dhe në këtë pikë mund të kishte rol Presidentja aktuale Vjosa Osmani që vjen nga PDK, që të përsëritet një mandat i dytë.
Por ka një masë të madhe nga LDK që nuk e do këtë. Ramush Haradinaj është kundër marrëveshjes me Kurtin.
Varianti tjetër është që bëhen bashkë me partitë opozitare, por sërish nuk i bëjnë numrat për të zgjedhur Presidentin.
Ka pasur edhe vizita ndërkombëtare, ishte sekretari i përgjithshëm i NATO-s që bëri apel për stabilitet.
Partitë e opozitës nuk duan të hyjnë në koalicion me serbët e Kosovës, pasi kjo do i dobësonte politikisht pasi ata filluan luftën një vit e gjysmë më parë në Kosovë.
Ose do shkojmë në zgjedhje të parakohshme, ose do shkojmë në një qeveri minorance që do të shkojë sërish në zgjedhje pas pak kohe.
Ose do ketë një qeveri me opozitën me 10 deputetët e minorancës.
Dy janë variantet më të mundshme Kurti dhe Limaj, që do i krijonin PDK kushtet për të kthyer dhomat speciale në Kosovë dhe varianti më serioz do ishte një qeveri mes Vetëvendosjes dhe PDK, por ka zëra ndryshe shumë të rëndësishëm të PDK.
Por gjithsesi kjo nuk do të ndodhte pa pasur një mendim nga ata që ndodhen në Hagë.
Në të gjitha rastet Albin Kurti është i detyruar ose të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ose të një marrëveshje të madhe me PDK.
Nëse Vetëvendosje bëhet me PDK ose LDK, çështja e Presidentit është e zgjidhur, por Kurti duhet t’ua lërë Presidentin atyre.



