Në studion e emisionit MCN Economy, gazetari Sokol Bregu tha se oligarkët më të mëdhenj në vend kanë një dorë te industria ushqimore dhe korrupsioni i lartë, për pasojë, e bën të pasigurt shëndetin e konsumatorin. Bregu tha se në Shqipëri hyjnë shpesh ushqime të skaduara dhe kjo është reflektuar në raportet e Shërbimit Informativ Kombëtar.

Nëse e shohim direkt, te ushqimi janë futur oligarkët më të mëdhenj të këtij vendi. Nuk u mjafton ndërtimi dhe bizneset e tjera të mëdha, por kanë një pjesë të bizneseve të tyre në ushqim. Ushqimi merr gjysmën e portofolit të qytetarëve. Ata që drejtojnë këtë vend, të gjithë kanë një dorë te ushqimi. Duket çudi, por dy vjet më parë, nëndrejtori i FBI-së deklaroi se është duke u bërë një eksperiment ushqimor në Shqipëri, Sri Lanka dhe Kanada. Nuk e di sa e vërtetë është. Por ose ka një eksperiment me shqiptarët dhe ne po i japim shenjat e para. Popullsia po plaket, kemi më shumë të sëmurë. Ushqeheshim më keq dhe kishim më pak të sëmurë. Sot dyqanet janë plot dhe sot kemi një numër shumë të madh të popullsisë të prekur. Këtu ka korrupsion dhe ai prevalon mbi çdo gjë. Ky vend bën strategji kot në letra. Kam parë disa herë raporte sekrete të Shërbimit Informativ, ku thuhet se biznesmenë të caktuar fusin mallra të skaduara ose me problematika. Ajo pasaporta europiane që na tregon kryeministri, po hymë, na shërben vetëm për ushqimet. Ca do bëjë AKU? Inspektorët aty rrinë nga 6 muaj. Kush i kontrollon? Askush, marrin ca para dhe ikin. Në Shqipëri shiten 18 milionë vezë në muaj.

Ti mendon se ata që i dinë këto marrin këtë qumësht me probleme. I ke parë si shkojnë të gjithë në një vend. E kanë bërë si dyqani i zonjave të rënda. Në Shqipëri, thënia e Çërçillit, “Të majtët i duan aq shumë të varfrit, sa i shumojnë sa herë vijnë në pushtet”.