Kampet e emigrantëve/ “FactCheck” zbardh protokollin mes Italisë e Shqipërisë, kosto 16.5 milionë euro (VIDEO)

Kampet e emigrantëve/ “FactCheck” zbardh protokollin mes Italisë e Shqipërisë, kosto 16.5 milionë euro (VIDEO)

Në rast se çdo gjë shkon sipas planit të firmosur mes Giorgia Meloni-t dhe Edi Ramës kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër nga 5 mund të qëndrojë deri në 10 vite. Ndërsa stafi italian që do të punojë aty gëzon imunitet diplomatik.

Janë këto pikat që “FactCheck” ka mundur të zbardhë referuar aneksit të marrëveshjes firmosur pak ditë më parë në Romë.

Me këtë deklaratë në nëntor të dy viteve më parë teksa media britanike raportonte për kampe refugjatësh në Shqipëri, kryeministri Rama e mohoi kategorikisht një mundësi të tillë.

Por, në nëntor 2023, me një tjetër partner këtë herë fqinjin Itali, kryeministri Edi Rama krah homologes Italiane Meloni firmos një marrëveshje për pranimin e maksimumi 3000 emigrantëve në muaj ose afërsisht 36 mijë në vit.

Këtë marrëveshje publiku shqiptar e mësoi nga mediat italiane aty ku në një vizitë dhe axhendë të publikuar, Rama u pa krah Melonit për të njoftuar firmosjen.

Emisioni “FactCheck” ka mundur të sigurojë një kopje të kësaj marrëveshje dhe anekseve të saj e cila ende nuk ka kaluar të gjitha hallkat shtetërore si në Itali e Shqipëri e po ashtu ka hapur një debat në dy brigjet e Adriatikut.

Cilat janë arsyet e bërjes së kësaj marrëveshje?

Referuar dokumentit të nënshkruar nga Rama e Meloni thuhet:

Duke e konsideruar të nevojshëm intensifikimin e bashkëpunimit në menaxhimin e flukseve migratore, dhe duke pasur parasysh afërsinë gjeografike dhe të përbashkëtat e interesave e të aspiratave ndërmjet palëve; Të ndërgjegjshëm për problematikat që sjell migracioni i paligjshëm; Duke pohuar respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe, në veçanti, ato në fushën e migracionit; Të bindur për aktet që duhen marrë për të parandaluar lëvizjet e parregullta migratore dhe trafikimin e qenieve njerëzore dhe në të njëjtën kohë sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut;

E gjithë kjo marrëveshje ka edhe një kosto financiare e cila do të qarkullojë nëpërmjet llogarisë shtetërore në thesarin e shtetit. Vlera total e saj është 16.5 milionë euro, e shtrirë në 5 vite ose 60 muaj nga hyrja në fuqi.

Duke përllogaritur numrin maksimal 3 mijë në muaj për 60 muaj, numri i emigrantëve për pesë vite mund të arrijë në 180 mijë persona.

Për buxhetin Italian me këtë formulë pritet që kosto e një emigrant me rrotacion në totalin e 5 viteve dhe me numrin maksimal 180 mijë për 60 muaj të arrijë në 91.6 euro.

Kjo marrëveshje ka përcaktuar edhe rastet e vdekjes ku pas qëndrimit të trupave në morg për 15 ditë, është pala italiane ajo e cila më pas merr kufomat për ti dërguar në vendet e origjinës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy