
Dy njerëz vdiqën dhe gjashtë të tjerë u plagosën sot pas një zjarri që shpërtheu në një bazë ushtarake në Severodvinsk, në rajonin e Arkhangelsk, në Rusinë veriore, që shërbente si “strehë” për nëndetëset atomike të flotës veriore. Njoftimi u bë nga Ministria e Mbrojtjes Ruse në një deklaratë, të cituar nga agjensitë kombëtare.
Sipas saj, zjarri ishte shkaktuar nga shpërthimi i një motori të lëngshëm gjatë një prove. Pas shpërthimit, pati një rritje të përkohshme të nivelit të rrezatimit në Severodinvsk, në bazën ushtarake, në krahasim me bazën natyrore, raportoi zëdhënësi i autoriteteve të qytetit, Kseniya Yudina.
"Rritja e përkohshme e niveleve të rrezatimit u regjistrua rreth mesditës," tha ai. Ministria e Mbrojtjes, përkundrazi, tha se nivelet mbetën normale pas urgjencës dhe se nuk ka asgjë të rrezikshme në atmosferë.



