
Në Kosovë po përflitet për një rrjedhje informacioni të dosjeve të klasifikuara nga Zyra e Prokurorit Special, çështje për të cilën ka folur së fundmi edhe presidenti Hashim Thaçi, që për më tepër është akuzuar pikërisht nga këta të fundit për krime lufte.
Në një intervistë për mediat në Kosovë Thaçi u shpreh se në rast se ka rrjedhje atëherë personat përgjegjës duhet të hetohen.
“Zhvillimet e fundit ku pretendohet sa ka rrjedhje të informatave të klasifikuara nga këto institucione janë tejet shqetësuese sepse dëmtojnë arsyen kryesore mbi të cilën ishte vendosur zhvendosja e këtyre institucioneve jashtë Kosovës. Po që se vërtetohet se informatat e klasifikuara që kanë rrjedhur janë autentike, pres që autoritetet përkatëse të këtyre institucioneve të kryejnë hetime penale në lidhje me këtë ngjarje dhe që personat përgjegjës për këtë rrjedhje të informatave të klasifikuara, kushdo qofshin ata, të dalin para drejtësisë,”- është shprehur Thaçi.



