
Thonë se në seks, tabutë secili i vendos vetë. Por nëse për shumë prej nesh, orgjitë janë tabu, për tri gra nga Londra ato nuk janë aspak të tilla. Ato kanë rrëfyer për “The Sun” përvojën e seksit në grup.
Daniella Kitaen, 29 vjeçe, rrëfen se si pas një feste përfundoi në shtrat me katër gra të tjera dhe një burrë. Ajo është mama e dy fëmijëve, ka një dyqan dhe jeton së bashku me partnerin e saj Sim Ecks në Warwick.
“Seksi në grup është një mrekulli. Ti mund të ndiesh trup dhe gjuhë gjithandej në trupin tënd dhe as nuk e di se të kujt janë. Në një moment je duke bërë seks hetero me një burrë, ndërsa më pas e gjen veten duke u puthur me një femër të bukur. E kam provuar seksin në grup për herë të parë pas një feste me verë me kolegët. Unë jam biseksuale dhe e hapur për të eksperimentuar”, thotë ajo.
Po për të kjo nuk ka qenë përvoja e vetme. “Kam provuar njëherë në një pesëshe së bashku me të dashurin tim. Ai më kishte thënë njëherë se donte të provonte gjëra të tilla dhe unë mora 3 shoqe në shtëpi. Unë e pëlqej shumë seksin në grup, por është e rëndësishme ta bësh me njerëz që i njeh dhe u beson”, thotë ajo.
Renee Kira është 37 vjeçe dhe jeton në Islington, North London.
“ E provova për herë të parë në një klub të ndërrimit të partnerëve në Londër. Janë vende shumë të frekuentuara. Në atë kohë, unë i frekuentoja këto vende bashkë me një djalë që i pëlqente kjo praktikë. Jam natyrë që më pëlqen të eksperimentoj përsa kohë që ka dashuri dhe besim.
Atmosfera në këto vende është e përshtatshme dhe relaksuese. Fillimisht nisi si bisedë, ndërsa më pas shkuam në dhomë se bashku me partnerin dhe vajza të tjera. Ishte seks i sigurt dhe pa asgjë të imponuar. Askush nuk endjeu veten të përjashtuar dhe gjithçka erdhi natyrshëm. A është më mirë se seksi me një partner? Nuk di ta them këtë, por di që është shumë ndryshe. E kam provuar dhe herë të tjera dhe po shkruaj një libër ku përshkruhen situata të tilla, mendoj se nuk ka asgjë të keqe kur gjëra të tilla bëhen me vullnet të lirë”, thotë ajo.
Gina Ross është 27 vjeçe, beqare dhe jeton në jugperëndim të Londrës. Ajo është modeled he thotë se shpesh merr pjesë në festa që përfundojnë në orgji.
“Do të habiteshit sikur t’i shihnit kush merr pjesë në këto festa. Unë frekuentoj festa të tilla në Londër, Berlin e Nju-Jork dhe kam parë njerëz shumë të bukur. Shumica e këtyre festave bëhen në klube private ku ti mund të hysh vetëm me ftesë.
Të tjera si “Torture Garden” në Londër ofrojnë aplikimin online dhe biletat 30-40 Paund.
Shumë modele shkojnë në këto festa ku mund të përballesh me aktorë të famshëm, prezantues televizioni, këngëtarë etj. zakonisht për festa të tilla merren me qira shtëpi dhe dekorohen në mënyrë shumë seksi.
Ti mbërrin aty e veshur me pallto, por poshtë saj ke vetëm të brendshmet. Ka suhqim, pije dhe muzikë në holl, ndërsa më pas kalohet në dhomat private.
Mua më pëlqen më shumë të shikoj sesa të marr pjesë. Shumë prej miqve të mi marrin pjesë në orgji dhe unë kam mësuar shumë gjëra. Jam biseksuale dhe më pëlqejnë të gjitha skenat.
Aty mund të ndodhë gjithçka dhe i vetmi kusht është që gjërat të bëhen me dëshirë.



