Kryeministri i Kosovës i rikthehet punës, shërohet nga Covid-19

Kryeministri i Kosovës i rikthehet punës, shërohet nga Covid-19

I pari i ekzekutivit kosovar, Avdullah Hoti, sot ka dalë në zyrën e tij pas më shumë se dy javëve izolim. Hoti është shëruar dhe e ka kaluar me sukses virusin COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një statusi në Facebook.

“Pas dy javësh trajtimi mjekësor dhe në izolim, sot u jam kthyer detyrave në zyrë i shëruar plotësisht nga Covid-19. Bashkëndiej dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar”, thuhet në njoftimin e Hotit.

 “Bashkë me kabinetin, jemi të vendosur më shumë se kurrë që ta shtyjmë përpara agjendën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t’u qëndrojmë pranë qytetarëve e bizneseve në ballafaqimin me pasojat e shkaktuara nga pandemia. -Bashkë -vendosemasken”, shkruan ai.

Ndryshe, shumë zyrtarë të shtetit tashmë janë infektuar me Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy