Kërcënoi me vrasje efektivin e policisë, arrestohet 24-vjeçari në Kavajë

Kërcënoi me vrasje efektivin e policisë, arrestohet 24-vjeçari në Kavajë

Policia e Shtetit ka arrestuar një 24-vjeçar nën akuzën e kanosjes për shkak të detyrës, ndaj një punonjësi të policisë. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, ngjarja është zbardhur pas 6 muajsh hetime kanosja për vrasje e një punonjësi police, për shkak të detyrës, nëpërmjet rrjeteve sociale. Operacioni është zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale.

“Në vijim të punës për parandalimin, hetimin dhe zbardhjen e krimeve kibernetike, nga Njësia C për  Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit u zhvillua dhe finalizua me sukses operacioni policer ‘KËRCËNIMI’, thuhet në njoftimin e policisë.

 Pas një hetimi 6-mujor, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me kallëzimin e marrë nga një punonjës policie i cili ndihej i kërcënuar në rrjetet sociale, për shkak të detyrës, nga një shtetas i panjohur. Pas kryerjes së hetimeve, Njësia C për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë për masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin: A. S., 24 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, me precedentë të mëparshëm kriminal, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia C, Hetimi i Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas kishte hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme. Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale kanoste në mënyrë të vazhdueshme punonjësin e policisë dhe familjarët e tij, për shkak të detyrës që ky punonjës kishte kryer. 

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një telefon celular i markës “Samsung”. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat që mund të jenë të lidhur me këtë shtetas. Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy