
Madonna është e ftuar dhe do të shfaqet në fazën finale të Eurovision-it në Tel Aviv.
Lajmi është dhënë nga mediat izraelite.
Sipas tyre, ylli i pop-it ka firmosur një kontratë prej një million e gjysmë dollarë, shifër e cila do t’i jepet nga një biznesmen.
Disa javë më parë Roger Waters, (ish-pjesëtar i grupit “Pink Floyd”) i kërkoi që të hiqte dorë nga shfaqja në Tel Aviv për t’u distancuar, sipas tij, nga politika izraelite ndaj palestinezëve.
Agjencia e shtypit Wafa në Gaza ka lajmëruar se Shoqata e Artistëve Palestinezë do të bojkotojë Eurovision-in.



