
Prej 1 shtatorit ka nisur faza e tretë dhe finale e procesit të fiskalizimit me transaksionet biznes-konsumator. Reforma synon që të gjithë bizneset të përfshihen në sistemin e dixhitalizuar ku faturat raportohen në kohë reale në administratën tatimore dhe duke hequr nga qarkullimi kuponat tatimorë. Për ish-zv.drejtorin e Përgjithshëm të tatimeve, Flobens Dilaveri, fiskalizimi ka hyrë tashmë në një fazë të pakthyeshme, megjithatë biznesi i vogël nuk është plotësisht gati për procese kaq të rëndësishme dhe kaq teknologjike.
Jemi futur në një fazë të pakthyeshme. Është e pamundur të kemi afate të tjera, por biznesit të vogël duhej t’i jepej kohë deri në pranverën e ardhshme.
Sipas Dilaverit, shtyrja disa herë e këtij procesi dhe mungesa e penaliteteve ka sjellë pasoja në implementimin e fiskalizimit,
Nëse i themi biznesit nuk do kesh gjobë, ai do ta shtyjë në pafundësi. Do të ishte më rezultative nëse do aplikoheshin gjoba njësoj si në pandemi.
Për një fiskalizim më efektiv, sipas Dilaverit, do të duhej të rritej numri i punonjësve të administratës.
Tatimet duhej të kishin rritur numrin e punonjësve të administratës. Është në shifrat e 2006. Administrata nuk mund të bëjë vetëm trajnime online. Për shkak të numrave, kjo nuk i ka lejuar administratës të shkonte në këtë drejtim. Duhej të krijonin grupe për të trajnuar fizikisht.



