“Ish-kryetarit i vinte mesazh dhe s’guxonte të përmendte kundërshtarin!” Berisha shigjeton Bashën

“Ish-kryetarit i vinte mesazh dhe s’guxonte të përmendte kundërshtarin!” Berisha shigjeton Bashën

Në një takim të mbajtur me demokratët e Beratit, në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e partisë, ish-kryeministri Sali Berisha, shigjetoi Lulzim Bashën.

Pa i përmendur emrin, Berisha tha se ish-kryetarit i binte telefoni ose i vinte mesazh dhe nuk guxonte të përmendte emrin e kundërshtarit.

Me të gjitha këto ne në 25 prill ishim 620 mijë shqiptarë dhe pas kësaj përsëri ish kryetari do të angazhohej për llogari të qeverisë në veprime antiligjore dhe anti-demokratike në parti.

Ju jeni misionarë të vërtetë dhe idealistë që u ngritët sapo u dhanë shkëndijat e para. Gjatë këtyre muajve nga shtatori deri më sot kapërcyet çdo pengese, intrigë, shantazh dhe vendosët të qëndronit për idealet.

Sipas tij, u bë gjithçka që lëvizja e iniciuar prej tij të shuhej, teksa nënvizoi se lëvizja është revolucion dhe kjo lëvizje pa përmbushur misionin e saj kurrë nuk do të ndalet.

Berisha deklaroi ndër të tjera se ngritja në këmbë e Partisë Demokratike nuk ishte një qëllim në vetvete, por se beteja do të vazhdojë deri në shpëtimin e Shqipërisë, duke e cilësuar si qëllimin madhor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy