Banorët: Turp të themi që jetojmë në mes të Durrësit, askush nuk vjen për të parë shtëpitë e mbushura me ujë (VIDEO)

Banorët: Turp të themi që jetojmë në mes të Durrësit, askush nuk vjen për të parë shtëpitë e mbushura me ujë (VIDEO)

Moti i keq ka përmbytur edhe shumë banesë në qytetin e Durrësit.

Rreth 10 familje të lagjes 18 në Durrës janë zgjuar këtë të hënë të përmbytur nga reshjet e vazhdueshme të shiut.

 Uji ka depërtuar në brendësi të banesave, ku pasojat materiale janë të konsiderueshme, raporton për “MCN live”, korrespondentja Ervina Garo.

Për mikrofonin e MCN tv, banorët shprehen se ndjehen të turpëruar që jetojnë brenda ne qytet teksa vërshohen për herë të katërt nga shirat dhe se askush as nga bashkia, as nga institucionet tjera nuk kanë ardhur për të verifikuar situatën e shtëpive nën ujë.

Situata është tejet e rëndë, janë vërshuar disa shtëpi, uji është futur brenda, na ka zënë mobilet, fëmijët i kemi në ujë, ku ta çoj fëmijën.

Deri më tani askush nuk ka ardhur për të në parë, kemi dashur të shkojmë në bashki, na kanë thënë jo nuk jemi në zyrë, jo kemi mbledhje. Kur uji vjen në mes të Durrësit, mendo në fshatra çfarë bëhet.

Është turp të thuash që jetoj në Durrës, se nuk punojnë as vidrovoret, infrastruktura e kanalizimeve nuk funksionon, viti i katërt që ne vërshehemi, as që ka ardhur kush për të na parë.

Kur vjen puna për vota, vijnë të shikojnë shtëpitë, dhe kur mbytemi, dhe kur ka tërmet, askush nuk vjen për të na parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy