Miratohet në SHBA ilaçi i ri për parandalimin e AIDS

Miratohet në SHBA ilaçi i ri për parandalimin e AIDS

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar një ilaç të ri i cili mund të ndihmojë në përfundimin e epidemisë së AIDS-it.

Bëhet fjalë për një injeksion antiviral i cili jepet çdo dy vjet, i prodhuar nga kompania Gilead, për parandalimin e HIV-it . 

Megjithatë, lançimi i ilaçit, i cili do të tregtohet me emrin “Yeztugo”, do të përballet me një sërë pengesash, përfshirë shkurtimet e propozuara nga administrata Donald Trump për fondet federale për parandalimin e AIDS-it.

“Yeztugo” administrohet si dy injeksione nën lëkurë të barkut, duke lënë një “depozitë” të vogël të ilaçit që absorbohet ngadalë nga trupi. Gilead nuk ka njoftuar ende një çmim. 

Ilaçi parandalon vetëm transmetimin e HIV-it dhe nuk bllokon sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, epidemia e AIDS-it shkaktoi afërsisht 1.3 milion infeksione të reja dhe kontribuoi në vdekjen e 630 mijë njerëzve në mbarë botën në vitin 2023. 

“Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka 700 raste të reja dhe 100 vdekje të lidhura me HIV çdo javë”, tha Daniel O’Day, CEO i Gilead.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy