
Banorët e zonës së Kodrës së Priftit të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe prej muajsh kundërshtojnë projektin që sipas tyre është devijuar nga bashkia e Tiranës.
Ata janë shprehur se gjurma e rrugës është ndryshuar dhe nga projekti I vërtetë prekeshin vetëm 7 familje.
Ferdinand Kazaferi, banor i kësaj lagjeje, tha në studion e lajmeve në “MCN tv”, tha se gjurma e vjetër e projektit prekte vetëm 7 shtëpi, ndërsa për ndërtimin e rrugës me planin e ri do të duhet të shemben 40 banesa dhe mbeten pa strehë 60 familje.
Banorët nuk janë kundër ndërtimit të unazës, por kërkojmë që zbatohet projekti fillestar që nuk prek banesat.
Shqetësimi jonë është devijimi i segmentit të unazës, loti 4 nga projekti Adil Çarçani në projektin e ri që ka bërë ARRSH. Tek kjo toka bosh është 90% të saj është e pashfrytëzuar. Ë
shtë lënë qëllimisht se do të ndërtohej Unaza e Madhe e Tiranës. Por kjo është devijuar 60 metra në lindje. Gjurma e vjetër prekte 7 banesa, ndërkohë me projektin e ri preken 40 ndërtesa me 60 familje pasi janë ndërtesa dykatëshe.
Kazaferi thotë se banorët kanë dyshime se në këtë sipërfaqe toke do të ndërtohen komplekse pallatesh.
Mund te jete person që është i lidhur me segmente të caktuara të shtetit për të ndërtuar vila ose pallate, biznesmen ndërtimi, ose që do të shpërlajë paret e krimit, nuk e di nuk mund ti vejë emër, por që është diçka e tillë këtë e din të gjithë banorët.
I jemi drejtuar me letra kryeministrit, kryeparlamentares, ministrave, bashkiakë dhe përgjigjja që na ka ardhur është vetëm nga ARSH, nuk është se na kanë pritur.
Përfaqësues të ARSH në debat pranonin në vetvete, që ne kemi të drejtë por që kjo nuk ndryshon. Tani ne nuk arrijmë të kuptojmë këtë që nuk ndryshon.
Sipas tij, banorët kërkojnë që rruga të shkoj aty ku ka qenë, dhe se institucionet të japin argumente dhe shpjegime për devijimin e projektit.
E para, rruga duhet të shkoj atje ku ka qenë, sepse ne jemi nisur në bazë të asaj gjurme që kemi ndërtuar shtëpitë tona, e dyta, kostot ekonomike ky segment e ka 28 milion € kilometrin, d.m.th. është një kosto shumë e lartë, sepse do bëhet me urë, është futur në një reliev shumë të paqëndrueshëm.
Me logjikën e argumenteve kjo duhet ndryshuar për arsye social ekonomike, këtej prishen 7 shtëpi, dhe kur ti kompenson 7 shtëpi me 40 shtëpi tani është diferencë shumë e madhe.
Dhe pjesa tjetër kjo nuk ndrysen dhe pikë, pse nuk ndryshon kur ne japim 5 argumente pse nuk na sqaroni, me 2 argumente, pse nuk ndryshon, këtë nuk na e thotë njeri.



