Platforma sociale e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Truth Social, nuk është miratuar ende për shpërndarje në Dyqanin Google Play të Alphabet Inc. Kjo e fundit thotë se shkak është bërë moderimi i pamjaftueshëm i përmbajtjes.
Vonesa shënon një pengesë për aplikacionin, i cili u lançua në Apple App Store më 21 shkurt. Telefonat Android përbëjnë rreth 40 për qind të tregut të smartfonëve në SHBA. Pa dyqanet Google dhe Apple, nuk ka asnjë mënyrë të lehtë që pjesa dërrmuese e përdoruesve të smartfonëve të shkarkojnë Truth Social.
“Më 19 gusht, ne njoftuam Truth Social për disa shkelje të politikave standarde në paraqitjen e tyre aktuale të aplikacionit dhe përsëritëm se pasja e sistemeve efektive për moderimin e përmbajtjes së krijuar nga përdoruesit është një kusht i kushteve tona të shërbimit që çdo aplikacion të dalë drejtpërdrejt në Google Play", tha Google në një deklaratë.
"Javën e kaluar, Truth Social shkroi përsëri duke pranuar reagimet tona dhe duke thënë se ata po punojnë për adresimin e këtyre çështjeve."
Google tha se i ka shprehur shqetësimet Truth Social për shkeljet e politikave të saj të Play Store që ndalojnë përmbajtje si kërcënimet fizike dhe nxitjet për dhunë.
Lajmi për vonesën e Android u raportua fillimisht nga Axios.
Truth Social riktheu ish-presidentin Trump në mediat sociale më shumë se një vit pasi ai u ndalua nga Twitter Inc, Facebook dhe YouTube i Alphabet Inc pas trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitol të SHBA, pasi ai u akuzua për postimin e mesazheve që nxisnin dhunë.



