Kalemaj: Rama flet me siguri për reformën në drejtësi. Ose ka marrë garanci që nuk preket nga SPAK ose luan me bllofin (VIDEO)

Kalemaj: Rama flet me siguri për reformën në drejtësi. Ose ka marrë garanci që nuk preket nga SPAK ose luan me bllofin (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se turi i Ramës në diasporë nuk bëhet për t’i kthyer dinjitetin shqiptarëve, por për shkak të votës së emigrantëve.

Sipas Kalemajt, në takimin në Greqi, Ramës  i mbeti vetëm që të thotë se reformën në drejtësi e bëra unë.

Ishte përpjekje për tone të zbutura.  

Pavarësisht faktit që ai mundohet të kapitalizojë tek vota patriotike apo vota nacionaliste, gjë që ka ka kohë që po e bën, ndryshe nga çfarë thoshte kreshnik spahiu që ishte i pari kryeministër në 80 vjet që ka vizituar shqiptarët e diasporës. Nuk rezonon kështu.

Ky tur nuk bëhet për t’i kthyer dinjitetin shqiptarëve, apo për t’i bërë shqiptarët mos të ikin. Ky tur bëhet tur elektoral, për shkak të votës në diasporë që ishte jo e zotit Rama, por ishte detyrim i Gjykatës Kushtetuese.

Ka pasur disa deklarata të Ramës për reformën në drejtësi, por kësaj herë doli hapur fare. Tha ‘ Amerika, kjo është thjesht një mit urban, pse nuk e bëri Amerika në RMV, Kosovë, Serbi?’. Mungoi vetëm që të thoshte e bëri PS-ja, e bëra unë si Edi Rama.

Rama që flet me kaq siguri, del ai autor i reformës në drejtësi, del si autor i spastrimit të klasës politike, kjo pjesa që anashkalon amerikanët, ka thënë herë të tjera që ‘amerikanët dhe europianët kishin rezerva por isha unë që këmbëngula dhe u bë falë vullnetit tim’. Ky ose di diçka që nuk e dimë, ka garanci që nuk preket ai personalisht nga SPAK, ose luan me bllofin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy