Rrogat e gazetarëve, nën mesataren shtetërore

Rrogat e gazetarëve, nën mesataren shtetërore

Pothuajse 45 për qind e gazetarëve të Maqedonisë kanë pagë më të ulët nga mesatarja shtetërore që arrin 22.808 denarë, 85 për qind madje marrin pagë më të vogël nga vlera e shportës konsumatore.

Këto janë rezultatet e anketës së Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Medialë, të zbatuar në korrik dhe në gusht të këtij viti. Hulumtimi i SPGPM-së jep përgjigje dhe për çështjen se sa nga gazetarët tani kanë vend pune të garantuar, ndërsa sa janë të angazhuar në kohë të caktuar apo janë honorarë.

“Të dhënat janë shqetësuese, sepse më shumë se gjysma apo rreth 54 për qind nga punonjësit medialë dhe gazetarët nuk janë të punësuar vazhdimisht, gjegjësisht nuk kanë marrëveshje në kohë të pacaktuar edhe atë 35 për qind janë të caktuar, ndërsa 19 për qind janë të angazhuar me honorare, që do të thotë se çdo i pesti i punësuar në media mund të largohet nga puna në çdo moment”,- theksohet në kumtesë.

Sipas analizës, puna në portale për gazetarët dhe punonjësit medialë është më e pasigurt dhe më pak e paguar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy