
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi R.K 26-vjeç banues në Korçë. Dyshohet se i riu ka kryer marrëdhënie seksuale më një 14-vjeçare.
Ndaj tij rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë.



