
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të enjten se forcat e saj po kundërshtojnë ofensivën ruse “me dinjitet” dhe po u shkaktojnë humbje trupave të Moskës.
Forcat e Mbrojtjes Kombëtare, duke shfrytëzuar të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, po kundërshtojnë me dinjitet përpjekjet e armikut për të thyer kufirin shtetëror. Situata është e kontrolluar. Trupat ruse po pësojnë humbje”.
Ministria tha gjithashtu se nuk kishte “asnjë humbje në mesin e mbrojtësve të Ukrainës”. Në një deklaratë të mëparshme, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte neutralizuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Ndërkohë mediat ndërkombëtare raportojnë se nuk kanë qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur asnjërën nga këto pretendime.
Ndërkohë që Ministri i ri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly tha se qeveria do të miratojë një paketë sanksionesh të paprecedentë. Paketa do të miratohet sot dhe do të njoftohet gjatë ditëve në vijim, shkruan BBC
“Këto do të jenë saksionet më të mëdha dhe të ashpra që Rusia ka parë ndonjëherë”, tha ai për Sky News.
Ai theksoi se ukrainasit “duhet ta dinë se Mbretëria e Bashkuar është me ta”. Gjithashtu premtoi ndihmë ushtarake për Ukrainën në mbrojtjen e vendit të tyre.
“Ky sulm është planifikuar prej kohësh nga Vladimir Putin. Ky është një pushtim dhe është krejtësisht i pajustifikueshëm.”



