Ndërtesat e vjetra, Luka: Përforcimi duhet të nisë me shkollat dhe spitalet

Ndërtesat e vjetra, Luka: Përforcimi duhet të nisë me shkollat dhe spitalet

Rikard Luka, inxhinier ndërtimi, thotë se parandalimi është strategjia më e mirë kur është fjala për tërmetet. Në studion e MCN Economy, ai theksoi se rehabilitimi dhe forcimi i ndërtesave duhet të jetë fokusi kryesor.

Të parandalosh është shumë më mirë sesa t’i përgjigjesh fatkeqësisë. Raporti është 1 me 7 në favor të parandalimit. Pra, duhet të përforcojmë objektet, që kur të bjerë tërmeti të përballohen. Ideja është shumë e mirë. Dua të theksoj diçka sepse shpesh përmendet shembja si aksi i kësaj VKM-je.

Vende shumë më të pasura se ne duan ta harxhojnë një dollarëshin në fazën e parandalimit, që të mos harxhojnë 7 pasi shemben ndërtesat nga tërmeti. Fokusi i kësaj platforme duhet të jetë rehabilitimi dhe forcimi i ndërtesave.

Sipas Lukës, përforcimi duhet të nisë fillimisht nga spitalet dhe shkollat.

Ka diferencë sepse varet nga tipologjia e strukturave mbajtëse. Në vitet ’70 ka nisur përdorimi i betonarmesë. Kostoja varion nga tipologjia e ndërhyrjes. Edhe qytetari duhet të bëhet pjesë sepse po përforcohet banesa e tij. Do ishte mirë ta nisnim nga shkollat dhe spitalet, si infrastrukturë kritike. Ky do të ishte kriteri i parë, nëse nisim të përforcojmë ndërtesat.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy