Basha: Sali Berisha është i përjashtuar, mund të hipë e të zbresë sa të dojë nga shkallët e PD!

Basha: Sali Berisha është i përjashtuar, mund të hipë e të zbresë sa të dojë nga shkallët e PD!

Pas largimit të ish-Kryeministrit Sali Berisha nga selia e Partisë Demokratikës, Lulzim Basha doli në një deklaratë për media. Ai tha se berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD dhe Këshilli Kombëtar dhe për këtë arsye nuk do të jetë më pjesë e organeve drejtuese të Partisë Demokratike.

Basha shtoi gjithashtu se Berisha do të vijojë të qëndrojë anëtar i PD deri në momentin që të gjykohet se ai dëmton rëndë interesat politike dhe elektorale të PD.

Sali Berisha është përjashtuar tashmë si anëtar i Grupit Parlamentar të PD, si anëtar i Këshillit Kombëtar për shkak të vendimit të Kuvendit Kombëtar. Rrugët e Sali Berishës me organet drejtuese të Partisë Demokratike janë të ndara. Me veprimet e tij është vetëpërjashtuar. Detyra jonë nuk është të merremi me të. Sa herë hipën dhe zbret shkallë Sali Berisha është puna e tij.

Në ditët e ardhshme Sali Berisha mund të hipë shkallët, mund të zbresë shkallët. Mund të thërrasë protesta kundër Blinkenit, kundër kujtdo që mendon ai. Mund të krijojë celula e organizata me orientim antiamerikan. Mund të bëjë çfarë të dojë, por  nuk do të jetë më pjesë e organeve drejtuese të PD. Është i përjashtuar për shkak të vendimit të Kuvendit. A do të jetë anëtar? Deri në momentin që të gjykohet se ai dëmton rëndë interesat politike dhe elektorale. Deri më tani sjellja e tij është qesharake”, tha Basha.

Basha ripërsëriti gjithashtu se këtë të shtunë Partia Demokratike pati vetëm një aktivitet polotik, që ishte Kuvendi Kombëtar i thirrur sipas statutit.

Sot PD ka pasur vetëm 1 aktivitet politik, Kuvendin Kombëtar të thirrur sipas Kushtetutës së saj. Kushtetuta jonë, që quhet statuti i PD, i votuar edhe me votën e Berishës më 17 Korrik të këtij viti parashikon qartë që sot ka ndodhur vetëm një aktivitet politik i PD, Kuvendi Kombëtar i cili ka marrë vendimet me votën e 5004 delegatëve. Gjithçka tjetër mund të ketë qenë mirë për disa njerëz që kanë dashur të dalin dhe të shprehin ndonjë mendim. Mund të ketë qenë edhe më mirë për konsumin e disa prej kafeneve apo restoranteve ku ka ndodhur prenotime. Ka pasur edhe ndonjë dëm, siç më thonë që paska pasur një dëm ndaj veturës që merr PD me qira për kryetarin, por në fund të fundit këto janë dëme kolaterale dhe e vetmja gjë që mund të them është që të thërrasësh referendum se do hipësh në pushtet dhe të hipësh në veturën e kryetarit të PD është tallje me demokratët”, tha Basha

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy