Hoxha Arjol Gjuci i ftuar në MCN Informacion ka treguar për përvojën e tij si imam duke folur dhe për arsyet që e kanë shtyrë drejt fesë islame.
Ai tha se familja duke qenë dhe një institucion shumë i shenjtë për fenë që ai përfaqëson është shtysa e tij e parë që ka influencuar tek ai për këtë zgjedhje.
Sipas tij feja ka qenë një shtysë e madhe për të gjetur paqen dhe lumturinë në vete, ndërsa shpjegon se ka studiuar 5 vite në Jordani.
Mendoj se janë një sërë faktorësh që ndikojnë në jetën e secilit prej nesh, tek unë ka ndikuar familja sepse në islam familja është një institucion shumë i shenjtë dhe gjatë rritjes njeriu formohet nga edukata që familja i kultivon vazhdimisht dhe tek unë ka qenë gjyshja që na ka qëndruar pranë më shumë me mësimet e saj.
Mendoj se një hap tjetër i rëndësishëm që ka ndikuar tek unë ka qenë dhe shoqëria sepse duke predikuar vazhdimisht këto lutjet, xhamitë më bënë të hyja dhe lexoja më tepër mbi islamin.
Brezi i prindërve tanë ka pasur vështirësi më shumë, ne i kemi pasur disi më të lehta dhe të rinjtë në asketin e materias një pjesë e mirë e tyre janë të përmbushur dhe ajo që nisa të shihja te vetja ishte se kisha nevojë për kuptim. Mendoj se kjo ishte një nga shtysat që më bënë të vazhdoja studimet për teologji dhe pastaj mendova që ta përhapja te shoqëria dhe të afërmit e mi.
I pyetur nëse ishte i vështirë për tu marrë këtë vendim, Gjuci tha se në moshë të re ishte e vështirë të vendosja dhe kisha dyshime në vetvete, por ndihma e familjes ma ka bërë më të lehtë.
Padyshim në moshën më të re në momentin që mbaron studimet e mesme njeriu dy gjëra ka të vështira për të marrë vendim siç është martesa dhe shkolla, drejtimi i jetës që do marrë. Padyshim që ka pasur ato konfuzet e veta, a do e çoj këtë mision deri në fund, por duke u konsultuar dhe duke pasur mbështetjen e familjes kupton që nuk ishte dhe aq i vështirë për tu marrë si vendim.
Kam studiuar 5 vite në Jordani rreth shkencave islame dhe kam kryer studimet në kolegj për gjuhën arabe. Si çdolloj shkence tjetër që të bëhesh hoxhe ka fazat e veta dhe krahas saj ka dhe dëshmi që ti i merr nga dijetarët e tjerë siç janë thëniet profetike, shkencat kuranore etj etj. Sa i përket predikimit ai bëhet në gjuhën shqipe dhe kur bëhet në gjuhën arabe është vetëm ezani dhe namazet sepse është gjuhë unifikuese.



