Rama: Popull i prapambetur, nuk e kupton riciklimin

Rama: Popull i prapambetur, nuk e kupton riciklimin

Kryeministri Rama është ndalur pasditen e sotmë në shkollën ‘Stavri Themeli’ të Korçës ku është njohur me disa punime artistike të nxënësve.

Përmes një reagimi në Facebook, Rama ka vijuar qëndrimin e tij se debate për riciklimin e mbetjeve kërkon edukim të mëtejshëm të brezave.

Në postimin e tij, kryeministri shkruan se duhet kapërcyer prapambetja në të kuptuarin e mbeturinave.

“Sot në shkollën 9-vjeçare "Stavri Themeli" në Korçë, e rindërtuar përmes programit kombëtar të Rilindjes Urbane, për të ofruar kushte optimale për procesin mësimor. Kjo shkollë dhe nxënësit e saj janë pjesë e programit edukativ për ndarjen e mbetjeve në burim dhe riciklimin e tyre; program i organizuar nga Bashkia Korçë për të gjitha shkollat e qytetit, që synon edukimin e Gjeneratës Tjetër për të mundësuar kapërcimin e madh të prapambetjes në kuptimin e në trajtimin e mbeturinave. Mbresëlënës takimi me Ekoklubin e nxënësve, protagonistë të ditur e të vendosur në përpjekjen për të sensibilizuar komunitetin e shkollës lidhur me temën e mbetjeve” – shkruan Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy