
Megjithë rikthimin e të 16 emigrantëve të parë nga kampi i Gjadrit drejt Italisë, kryeministrja italiane nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Juristi nga Italia, Erion Begaj, thotë për “MCN live” se sot do të mblidhet qeveria për të miratuar një dekret të veçantë me të cilin do përpiqet të sigurojë qendrën e emigrantëve në Shqipëri, përpara vendimit të Gjykatës Evropiane.
Sa i përket veprimeve të kryeministres Meloni , sot në pra 18 është një mbledhje e Këshillit të Ministrave ku do të vendoset linja e re politike që do merret nga na juridike e kësaj marrëveshjeje.
D.m.th. qe sot do të pretendohet që qeveritar italiane të bëj një listë të këtyre vendeve e cila do të ketë një vlerë juridike në të ashtuquajturën nivel normativ më të fortë se çfarë ishte deri tani. Deri tani ishte një dekret ministerial, tani do të bëhet një projektligj që do të ketë aprovimin e parlamentin.
Për drejtësinë italiane, për ato gjykata që mendojnë se do mund ti kthejnë në Itali këta, do të ketë procedura më të ndërlikuara, ky është qëllimi, mirëpo se a do ta arrijnë apo jo, kjo mbetet për tu parë rrugës.
Sipas Begaj, çështja e emigracionit është një luftë e kahershme 30 vjeçare, mes drejtësisë italiane dhe qeverisë.
Kjo është beteja e radhës e një luftë 30-vjecarë mes politikës italiane dhe drejtësisë italiane.
Jemi mësuar në këto 30 vjet, është një instrument ku një pjesë e politikës përdori drejtësinë për të vënë në vështirësi mazhorancat, qofshin të majtë apo të djathtë por kryesisht kanë preferencë të godisin linjat nga e djathta italiane.
Aktivisti Begaj e konsideron të çuditshme faktin se si një gjykatë mund të konsideroj cilat vende janë të sigurta ose jo për pritjen e emigrantëve.
Është e çuditshme se si sot një gjykatë mund të vendosi sot në mënyrë kaq të shpejt se cilat janë vendet që mund të konsiderohen të sigurta apo të pasigurta.
Principi që kjo gjykatë ka marrë për të konsideruar të pasigurt vendet, është principi se në këto vende nuk aplikohen te drejtat e njeriut siç aplikohen në vendet e BE-së.
Një gjë tjetër që bie në kontradiktë është fakti se vendet e tjera të BE-së që kanë një demokraci më të konsoliduar kanë ndërmarr hapa për mbyllje ndaj kontrastit të emigracioneve te kontrolluar, ka refuzuar mbi 30 mijë refugjatë dhe sot nuk kemi parë gjykatë ti kërkoj kancelarit Shols se pse apo cilat janë mënyrat se ku e ka gjetur të drejtën për të bllokuar këtë traktat të emigrantëve.
D.m.th. çdo hap të vogël që ndërmerr do të bllokohet nga këto procedura ligjore.



