Rama: LSI-së iu lutëm për koalicion, por…

Rama: LSI-së iu lutëm për koalicion, por…

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme të gjithë kandidatët e PS-së, të gjithë kandidojnë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Takimi vjen pas pataktit të arritur dy ditën më parë mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Rama ka thënë para të pranishëmve se ka arritur me Bashën marrëveshjen më të mirë të mundshme dhe ka kërkuar një super organizim për zgjedhjet e 25 qershorit.

Synimi që kryeministri e ka bërë publik një ditë më parë është ndarë edhe me socialistët. “Të marrim 71 mandate vetëm”,- mësohet të ketë thënë Rama, raporton BalkanWeb.

“Për të arritur këtë bëni fushatë derë më derë, të mos lini njeri pa takuar”, mësohet të ketë thënë kryeministri

Mësohet se kreu i ekzekutivit ka përmendur edhe LSI-së, për të cilën tha se i ishte lutur për një koalicion “I lutëm për koalicion që në tetor. Jo sot, jo nesër, Nuk deshën”, ka thënë Rama ndër të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy