
Babai dhe nëna nuk duhet të shohin kurrë vdekjen e një fëmije, por ndodh dhe kështu!
12-vjeçari i cili u nxor i gjallë mëngjesin e së shtunës por në gjendje të rëndë, ngan rrënojat e Antiokisë, në provincën e Hatay, pas tërmetit që shkatërroi Turqinë, nuk ia doli.
Nën rrënoja 12-vjeçari qëndroi më shumë se 296 orë, ose 12 ditë. Me të ishin prindërit e tij, nëna Raqqa dhe babai i tij Samir Muhammed Accar.
Dy prindërit mbijetuan dhe janë ende të shtruar në spital, ndërsa djali 12-vjeçari nuk arriti i gjallë në spital, duke gjetur vdekjen në ambulancë.
Sipas mediave turke, nën rrënoja, Raqqa dhe Samiri humbën edhe një djalë tjetër.
Ndërkohë në Turqi dhe Siri, dy vendet e prekura nga tërmeti, vazhdojnë gërmimet. Numrat konfirmojnë katastrofën: numri i viktimave i ka tejkaluar 45 mijë viktima.
Në Turqi janë 39672 persona të zhdukur dhe në Siri janë 5800.



