E ftuar në 'MCN Informacion' nutriocistja Hyrida Basha ka folur për mënyrën se si ka ndryshuar kultura jonë e të ushqyerit ndër vite ku u shpreh se në kohën e sotme njerëzit janë më të kujdesshëm për ushqyerjen e tyre.
Ajo tha se tashmë mjeku dhe dietologu janë afruar shumë dhe kjo ka bërë ndryshimin, ndërsa theksoi se tretja e ushqimit fillon që në momentin që ne e shohim prandaj duhet të synojmë një pjatë ylber, me plot ngjyra. Sipas saj ideja është që ushqimi i shëndetshëm të bëhet kulturë familjare.
Duke parë se si ka ndryshuar mentaliteti ndaj një ushqyerje të rregullt, në fëmijëri të gjithë e dimë se s’kishim ndonjë shumëllojshmëri informacioni apo sa duhet të konsumojmë, ndërsa sot njerëzit janë më të hapur ndaj marrjes së informacionit. Nëse më herët konsumonin çdo gjë, më vonë dolën ca dieta në treg që ndikuan te njerëzit duke sjell dhe çrregullime shëndetësore. Individët zëvendësuan vaktet me një ushqim të caktuar.
Këto ndryshime vinin nga një informacion i ri por që gjithmonë e kishim marrë atë të shtrembëruar. Ndërsa sot s’ka vend për keqkuptime, ajo që behët ende gabim është se rrjetet sociale apo nutriocistët ndikojnë dhe negativisht për modelet personale që japin.
Në kohën kur informacioni ishte i ngatërrueshëm dhe mjekët nuk flisnin shumë për ushqimin, ndërsa tashmë mjeku dhe dietologu janë afruar shumë dhe kjo ka bërë ndryshimin. Tani duke qenë se bashkëpunimi i mjekut dhe dietologut janë përafruar dhe njerëzit janë më të kujdesshëm për ushqyerjen e tyre.
Më tej ajo shtoi se është gjithmonë konflikti i kohës, mundësive dhe ushqyerjes së shëndetshme, por është e thjeshtë sepse mund të bësh planin javor, parapërgatitjen e blerjeve, në mënyrë që më pas i kombinon dhe gatuan shumë lehtë vaktin e shpejtë dhe të balancuar.
Përsa kohë një ushqim nuk është estetikisht i bukur me ngjyra nuk të shijon, prandaj dhe i referohemi ylberit në pjatë. Anketimi im ishte në bazë të një projekti për të kuptuar qasjen e shqiptarëve në tërësi për mënyrën se si ushqehen dhe të gjithë ata u ndanë në varësi të moshës, statusit, arsimit dhe preferencave të ushqimit dhe u vu re se personat që ishin në karrierë tentonin të ishin më të informuar, por më pak për ta realizuar.
Individët e zonave rurale kishin ushqimet vetë por nuk dinin si ti kombinonin, po ashtu kishte përfundime që mosha adoleshente nuk kishte informacionin e caktuar dhe shkonte drejt modeleve të shtrembëta, ushqimet e shpejta. Ideja është që ushqimi i shëndetshëm të bëhet kulturë familjare. Kur flasim për fasfood i referohemi mënyrës së tregtimit të tyre.
Produkti është ai që e bën ushqimin të shëndetshëm apo jo të shëndetshëm. Edhe për brumërat varet nga konotacioni që ne flasim, nëse flasim për bukë të bardhë sigurisht jemi duke folur për ushqime të pashëndetshme, kur flasim për eliminim apo shmangie të brumërave e kemi fjalën për rutinën e ushqimeve. Keqinformimi ndikon keq në çdo mënyrë te njeriu.



