Në Korenë e Veriut, është e ndaluar të kesh të njëjtin emër si vajza e liderit Kim Jong-Un. Autoritetet në Phenian dhe Jeongju po i detyrojnë vajzat dhe gratë të ndryshojnë edhe certifikatat e tyre të lindjes nëse quhen “Ju Ae”.
Regjimi pretendon se ky emër është i rezervuar vetëm për personalitete me “dinjitet shumë të lartë”.
Lëvizja e fundit e regjimit komunist u zbulua për Radion Azia e Lirë nga dy burime anonime.
Kim Ju Ae, që besohet të jetë 10 vjeç, është e vetmja nga tre fëmijët e Kim Jong-Un që është ekspozuar para njerëzve. Debutimi i saj në publik daton në nëntor 2022, kur mori pjesë në një lëshim provë të raketave balistike ndërkontinentale së bashku me të atin.
Kohët e fundit, vajza mori pjesë në paradën ushtarake në sheshin Kim Il-sung, për të festuar 75-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Popullore Koreane, forcave të armatosura të Koresë së Veriut.



