Sulmi me raketa në Poloni, ish-presidenti rus: Perëndimi drejt “luftës botërore”

Sulmi me raketa në Poloni, ish-presidenti rus: Perëndimi drejt “luftës botërore”

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se rënia e një rakete brenda kufirit të Polonisë tregon se Perëndimi po i afrohet një lufte botërore.

Incidenti me ‘goditjen me raketa’ të supozuar nga Ukraina në një fermë polake dëshmon vetëm një gjë: Duke zhvilluar një luftë hibride kundër Rusisë, Perëndimi i afrohet luftës botërore”, shkroi Medvedev të mërkurën në Twitter.

Rusia ka mohuar të ketë lidhje me raketën që ra në Poloninë lindore të martën dhe vrau dy persona, afërsisht në të njëjtën kohë kur Moska nisi valën e saj më të madhe të sulmeve me raketa në qytetet ukrainase në më shumë se një muaj.

Sulmi shënon herën e parë që një vend i NATO-s goditet drejtpërdrejt gjatë pushtimit rus të Ukrainës. Nuk dihet se kush e ka lëshuar raketën, apo saktësisht se nga është lëshuar ajo, megjithëse Ministria e Jashtme polake e ka cilësuar atë si "prodhuar nga Rusia".

Medvedev është nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë. Ai shërbeu si president i Rusisë midis 2008 dhe 2012 dhe kryeministër midis 2012 dhe 2020.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy