Policia e Lushnjës ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të cilat kanë fokusuar momentin e atentatit ndaj Julian Sulës, paraditen e djeshme.
Mësohet se dy persona me maskë të zezë në fytyrë dhe kapele kanë dalë nga makina të cilën e kishin parkuar në kthesën e rrugës "Misto Mame".
Sapo kanë parë makinën e Sulës që hyri në rrugë ata zbresin nga mjeti dhe gjuajnë njëri me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë.
Dalja e tyre ka qenë me vonesë pasi makina e shënjestrës ka kaluarcme shpejtësi.
Atentati ka zgjatur vetëm 10 sekonda. 6 plumba kanë prekur makinën e Sulës, ndërsa një plumb e ka fshikur në këmbë. Pas kësaj autorët dogjën makinën së bashku me armët në fshatin Lifaj.
Julian Sula fillimisht shkoi në lokalin e tij në Karbunarë dhe më pas në shtëpi.
Ka qëndruar disa minuta dhe më pas ka shkuar të mjekojë këmbën në spital.
Deri tani policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 18 persona, ndërsa autorët vijojnë të jenë në arrati.



