
Kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u kërkoi autoriteteve libaneze të hënën që të hapin detet për anijet me emigrantë që të mbërrijnë në Evropë, mes ndjenjave në rritje anti-siriane dhe akuzave se Perëndimi po kërkon të mbajë refugjatët në Liban.
Kërkesa e tij erdhi në një përpjekje të dukshme për t’i bërë presion Bashkimit Evropian pasi njoftoi në fillim të këtij muaji 1 miliard dollarë ndihmë për Libanin për të ndihmuar në trajtimin e emigracionit ilegal.
Në një fjalim televiziv, Nasrallah bëri thirrje për marrjen e një vendime kombëtar.
Ne kemi hapur detin kushdo që dëshiron të largohet për në Evropë, në Qipro, deti është para jush. Merrni një varkë dhe hipni.
Por ne nuk propozojmë që të detyrohen sirianët e zhvendosur të hipin në varka dhe të nisen për në Qipro dhe Evropë.
Qiproja, anëtari më lindor i Bashkimit Europian, është më pak se 200 kilometra nga Libani dhe Siria dhe dëshiron të frenojë nisjet e anijeve me emigrantë nga Libani drejt brigjeve të saj.
Aktualisht refugjatëve u ndalohet të largohen dhe kështu ata kthehen me gomone dhe se ka mbytje në det, sepse ushtria libaneze po zbaton një vendim politik për t’i ndaluar ata nga migrimi, shtoi Nasrallah.
Libani thotë se aktualisht pret rreth dy milionë njerëz nga Siria fqinje, numri më i lartë në botë i refugjatëve për frymë, me pothuajse 785.000 të regjistruar në Kombet e Bashkuara.
Libani duhet t’i tregojë Perëndimit se ne të gjithë duhet të koordinohemi me qeverinë siriane për t’i kthyer të zhvendosurit në Siri dhe për t’u ofruar atyre ndihmë.
Ai i kërkoi gjithashtu parlamentit të Libanit që të bëjë presion ndaj BE-së dhe Uashingtonit për të hequr sanksionet ndaj Sirisë për të cilat Damasku thotë se po bllokojnë ndihmën dhe përpjekjet për rindërtim.



