Trump akuzohet për evazion fiskal në Panama (VIDEO)

Trump akuzohet për evazion fiskal në Panama (VIDEO)

Organizata Trump, grupi i bizneseve të presidentit amerikan, akuzohet për evazion fiskal në Panama. Sipas New York Times, pronari i ri i ish-hotelit të Trump, International Hotel e Tower në Panama, i cili tani është kthyer në JW Marriot, ka depozituar një denoncim në gjykatën e Manhatanit, me pretendimin se manjati i pasurive të patundshme ka “paraqitur deklarata false te autoritetet fiskale panameze”, për të “mbuluar aktivitetet e tij ilegale”.

Në denoncim thuhet se autoritetet në Panama janë vënë në dijeni të parregullsive gjatë një kontrolli fiskal vitin e kaluar. Sipas akuzës, për të shmangur taksat Organizata Trump ka falsifikuar dokumentet për rrogat e punonjësve. Para se hoteli të kalonte në duart e pronarit të ri vitin e kaluar, ai ishte i fundit i presidentit Trump në Amerikën Latine. Orestes Fintiklis, i cili ka bërë denoncimin dhe ka aktualisht kontrollin e hoteleve në Panama, kërkon që Trump të dënohet me një gjobë 35 milionë dollarë.         

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy