Mbytet anija, rreth 90 emigrantë vdesin në përpjekje për të arritur brigjet e Evropës

Mbytet anija, rreth 90 emigrantë vdesin në përpjekje për të arritur brigjet e Evropës

Rreth 90 emigrantë dyshohet se janë mbytur në afërsi të brigjeve të Libisë, pasi një anije u mbyt mëngjesin e sotëm. Vetëm tre persona janë të mbijetuar, ndërsa 10 trupa kanë dalë në breg, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin.

Të mbijetuarit u kanë thënë autoriteteve se shumica e emigrantëve që ndodheshin në anije ishin pakistanezë dhe ishin nisur drejt Italisë.

“Ata thanë se rreth 90 prej tyre janë mbytur, pasi anija u kthye përmbys. Megjithatë mbetet për t’u verifikuar numri i atyre që kanë humbur jetën në këtë tragjedi”, tha Olivia Headon, zëdhënëse e Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit.

Ndërsa zyrtarë të sigurisë në Zurawa, një qytet në kufirin mes Libisë dhe Tunizisë, thonë se të mbijetuarit janë dy libianë dhe një pakistanez. Zurawa është “porta” kryesore nga e cila dalin emigrantët që nisin lundrimin drejt Evropës.

Edhe pse kohët e fundit, numri i tyre ka rënë, mbi 600 mijë emigrantë kanë udhëtuar nga Libia drejt Italisë në 4 vitet e fundit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy