
Prej 10 ditësh fusha e grumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” vazhdon në flakë.
Vatrat e zjarrit ende aktive krahas flakëve nxjerrin tym kancerogjenë i cili tashmë ka mbuluar prej ditësh gjithë qytetin.
Ndotja që i shkaktohet Vlorës është tepër e madhe. Tymi jo vetëm që ndot qytetin, pjesën turistike të tij, por edhe rrethinat pranë tij dhe qytetin e Fierit.
Flakët prej ditësh izolohen por për shkak të erës riaktivizohen sërish. Puna për hedhjen e dheut dhe rërës për izolimin e vatrave që nxjerrin tym mesa duket është ndaluar. Në zonë një zjarrfikëse qëndron në gatishmëri për të shuar flakët që riaktivizohen.
Nuk dihet ende përse institucionet ende nuk po e shuajnë zjarrin pasi angazhimi i tyre në këtë drejtim ditët e fundit lë për të dëshiruar. Tymi vazhdon gjatë ditës, por edhe gjatë natës.



