Një 17-vjeçare amerikane mban rekordin për këmbët më të gjata

Një 17-vjeçare amerikane mban rekordin për këmbët më të gjata

Një adoleshente amerikane mban rekordin botëror për këmbët më të gjata.

Maci Currin nga Teksasi e ka këmbën e djathtë 134.3cm dhe të majtën 135.3cm të gjatë.

Ajo është e gjatë 1.82 metër dhe vetëm kur iu ofruan një palë streçe të bëra me porosi e kuptoi se mund të kishte rekordin për këmbët e gjata.

17-vjeçarja thotë se njerëzit nuk kanë pse i fshehin atributet e pazakonta fizike dhe shpreson që titulli i saj të frymëzojë gratë e tjera shtatlarta.

Ndonëse e ka të vështirë të kalojë nëpër disa porta, në vetura ose të veshë disa rroba, këmbët e saj të gjata i japin përparësi kur ajo luan në ekipin e volejbollit të shkollës së saj.

Maci theu rekordin botëror, që më parë e mbante Ekaterina Lisina e Rusisë.

Por, pavarësisht këmbëve të saj të gjata, ajo është shumë larg nga të qenit gruaja më e gjatë, një rekord i mbajtur nga Sun Fang nga Kina, e cila është 2.13 metër e gjatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy