Turqia po dërgon donacione për Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën që përbëhet nga pajisje mjekësore dhe masa mbrojtëse për institucionet e këtyre vendeve për të menaxhuar krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).
Turqia për të mbështetur luftën kundër COVID-19,, me udhëzim të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka dërguar ndihma mjekësore, me kërkesë të 5 vendeve ballkanike në mesin e tyre edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Maskat, kominoshet dhe kitet e diagnostikimit të shpejtë të përgatitur nga Ministria turke e Shëndetësisë, janë ngarkuar në avionin kargo A400M në Aeroportin Ushtarak Etimesgut në Ankara, prej ku u nisën.
Avioni fillimisht do të shkojë në Serbi, ndërsa më pas në vendet e tjera.
“Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”, shkruan në turqisht dhe gjuhët përkatëse mbi ndihmat, fjalë nga poeti mistik dhe dijetari Mevlana, i njohur edhe si Rumi.
Turqia edhe javën e kaluar kishte dhuruar ndihma mjekësore Italisë dhe Spanjës.



