Starova: Partizani fal 30 minutat e para! Duhet dënuar ajo që bënë tifozët

Starova: Partizani fal 30 minutat e para! Duhet dënuar ajo që bënë tifozët

Sulejman Starova, u shpreh se Tirana u shfaq ndryshe në derbin ndaj Partizanit, duke iu referuar topave të gjatë, që kanë luajtur bardheblutë këtë sezon.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova foli edhe për situatën e krijuar nga tifozët në stadium, ku tha se tymi është kthyer në problem dhe duhet dënuar.

“Tirana u rikthye te loja e vet, sepse e kishim parë vetëm me topa të gjatë. Tirana në pjesën e parë shkoi 6 herë në portë. Shkuan ndryshe, jo me topa të gjatë. Bardheblutë luajtën mirë në pjesën e parë. Para 2-3 javëve luanin vetëm me topa të gjatë. Derbi ishte ndryshe. Partizani ka disa javë që e fal këtë 30 minutëshin e parë.

Partizanin e kam parë që çedon në pjesën e parë. Ta lesh Tiranën të të rrezikojë aq shumë, nuk e di. Ai tymi i tifozëve, nuk lë një shije të mirë dhe është bërë i bezdisshëm. Duhet ta dënojmë këtë. Në ndeshje të forta, kur objektivi është i pari, nuk është vetëm një derbi, por është objektivi. Nuk është vetëm derbi, nuk duhet ta lesh kundërshtarin të prekë top.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy