
Sekretar i burimeve njerëzore në FRPD, Indrit Hoxha nga studio e Të Paekspozuarit në MCN TV deklaroi se Lulzim Basha ka një call center në katin e tretë të partisë ku paguan njerëz me turne që të bëjnë propagandë në favir të tij.
Sipas Hoxhës duke besuar në ato që ata shkruajnë ‘Basha fiton, Basha fiton’, ai e beson vërtet, por sips tij harron se ata janë persona të paguar nga vetë ai.
Basha ka një call center në parti dhe kur sheh ata që shkruajnë ‘Lulzim Basha’ fiton beson se ashtu është, por ai harron që ata i paguan për ta bërë këtë. Por ka dy javë që dhe ata kanë ikur se nuk e besojnë dot më që Basha fiton, nuk po bëjnë më propagandë.
Nuk po flas për grupe online, po flas për tjetër gjë. Por tani dhe këta nuk besojnë më te Luli dhe kanë ikur. E shikon ku ka arritur ky në parti tani.



