Nga deputet i PD-së në kandidat i LDK-së në Kosovë?/ Çollaku: Jam në të njëjtën familje politike, nuk ndjehem i shkëputur (VIDEO)

Nga deputet i PD-së në kandidat i LDK-së në Kosovë?/ Çollaku: Jam në të njëjtën familje politike, nuk ndjehem i shkëputur (VIDEO)

 

Një foto e publikuar nga Vjosa Osmani në rrjetet sociale, ku shfaqej së bashku me Kreshnik Çollaku dhe Lumir Abdixhiku, shoqëruar me mbishkrimin si pjesë e Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shkaktuar reagime në opinionin publik.

 

I ftuar në “MCN Live”, Kreshnik Çollaku, dikur deputet i Partia Demokratike e Shqipërisë dhe tashmë kandidat për deputet në LDK, shpjegoi arsyet që e çuan drejt këtij angazhimi politik në Kosovë.

 

Nuk ndihem i shkëputur nga asgjë që kam bërë deri më sot. Ky është një angazhim i jashtëzakonshëm në Kosovë, në krah të njerëzve që i vlerësoj shumë, si Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani dhe vetë LDK-ja. 

 

Nuk ndjej asnjë lloj shkëputjeje politike. Jam në të njëjtën familje politike dhe besoj thellësisht se shqiptarët janë një, pavarësisht nëse jetojnë në Kosovë apo në Shqipëri.

 

Ai theksoi se nuk e sheh këtë lëvizje si një ndarje politike, pasi sipas tij, PD-ja dhe LDK-ja i përkasin së njëjtës familje ideologjike.

 

LDK është parti simotër e PD-së në Shqipëri. Është një parti demokratike, rugoviste, si parti e parë antikomuniste e formuar në Ballkan. 

Madje edhe lëvizja studentore në Shqipëri, ku kam qene ndër themeluesit, frymëzimin dhe simbolikën e dy gishtave, e mori nga Ibrahim Rugova dhe LDK-ja. 

 

Fakti që jam qytetar i të dy shteteve shqiptare e bën të natyrshëm angazhimin e tij politik si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Mbështes fuqishëm figurat politike që kanë besueshmëri dhe orientim të qartë perëndimor.

Vjosa Osmani është ndër figurat më të besuara në hapësirën shqiptare, një politikane e qartë në aleancat gjeostrategjike dhe në orientimin euroatlantik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy